SHQIPËRIA FITON INTEGRIMIN EUROPIAN – Shqipëria Fiton

Voto ndryshimin. Voto Nr 9. Voto Partinë Demokratike.  Voto Bashën.

 

SHQIPËRIA FITON INTEGRIMIN EUROPIAN

 Jam mirënjohës për Konrad Adenaur Stiftung dhe Austrian Political Academy për iniciativën për të organizuar këtë takim dhe u jam mirënjohës miqve tanë të shquar për pjesëmarrjen e tyre. Jam i lumtur të jem në prezencën e miqve të mi më të mirë dhe miqve të mirë të Shqipërisë. Gjatë gjithë kohës ne folëm për drejtimin që duhet të ndërmarrim për Shqiperinë që të përmbushë ëndrrën e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.
Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë. Ka shumë sfida përballë nesh. Në vend duhet të kthehet sundimi i ligjit. Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara.

Qeveria, nën drejtimin tim, do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët tanë strategjikë, në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri. Do ta bëjmë të pamundur që krimi i organizuar të vijojë të përjashtojë Shqipërinë nga progresi i ardhshëm drejt të ardhmes së vendeve evropiane.
Do të flasim, gjithashtu, edhe për rëndësinë e madhe për të tërhequr investime nga Gjermania ose edhe nga vende të tjera evropiane të BE-së. Kjo do t’i lejojë qeverisë së re të krijojë dhe të hapë më shumë vende të reja pune. Kjo do t’i lejojë qeverisë të krijojë mundësi për të rinjtë që të punësohen në Shqipëri, në vend që të largohen drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Vende pune për të rinjtë tanë, transformimi i aftësive, trajnimi dhe formimi sipas modeleve të Gjermanisë dhe të Evropës.

Ne po përballemi me një situatë dramatike sot. Për çdo qytetar që largohet nga Serbia, 12 shqiptarë largohen nga Shqipëria, prandaj investimet nga Evropa e sidomos nga Gjermania dhe Austria janë me të vërtetë të rëndësishme për ne, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.
Jam i angazhuar personalisht që investimet nga Evropa dhe Gjermania të thithen në mënyrë thelbësore sapo të zgjidhem kryeministër.Së bashku me luftën kundër krimit, ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend të mirë për të bërë biznes, një vend ku ia vlen të investosh.

Do të ulim taksat dhe tatimet për të rritur investimet në Shqipëri, do të krijojmë shumë më tepër vende pune, duke përfshirë vende pune me aftësi të larta për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë. Ka shumë detyra përpara nesh. Situata mund, duhet dhe do të jetë shumë më e mirë.

Dy shifra nuk më ikin ndonjëherë nga mendja ime. Siç më është thënë në Berlin në një nga vizitat e mia kohët e fundit, Republika e Maqedonisë së Veriut ka pasur mundësi të tërheqë 3 miliardë euro investime gjermane krahasuar vetëm me 300 milionë euro investime gjermane në Shqipëri. Kjo është prova më e drejtpërdrejtë dhe më e pastër e dështimit të qeverisë aktuale për të krijuar një klimë të përshtatshme biznesi për të luftuar në mënyrë efikase korrupsionin dhe për të tërhequr investime të huaja direkte, veçanërisht investime evropiane dhe gjermane. Për ta bërë diçka të tillë ne kemi një plan.

Plani ynë që është shpalosur përpara shqiptarëve, është produkt i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë sidomos me fondacionin Konrad Adenaur Sttiftung, gjithashtu edhe ekipin ekonomik të CDU-së. Ky plan mund të ecë përpara vetëm nëse përmbushim të gjitha detyrat që vijnë në kuadër të 15 parakushteve, udhëzuesit për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndër sfidat kryesore ёshtё sigurimi i zgjedhjeve tё lira dhe tё drejta. Kkjo ёshtё njё “sine qua non”, e avancimit të Shqipërisë nё Bashkimin Europian. Kjo ёshtё e vetmja mënyra pёr tё siguruar dhe pёr tё rikthyer besimin e investitorëve tё huaj dhe perëndimorë nё Shqipёri, ёshtё e vetmja mënyrë pёr tё krijuar vende pune dhe prosperitet pёr tё rinjtë tanё dhe pёr popullin tonё.
Forcimi i gjyqësorit, zbatimi i plotë i reformës nё drejtësi dhe heqja nga duart e politikës e sistemit të drejtësisë janë përparësi absolute ndërkombëtarë dhe janë angazhimet e mia mё tё mëdha si kryeministёr i ardhshëm i Shqipërisë. Asnjё politikan nuk do tё jetë mbi ligjin. Asnjё kriminel nuk duhet tё jetojë jetën i pandëshkuar, me prosperitet dhe nё kurriz tё sё ardhmes tonё, popullit tonё.

Kёto nuk janë vetёm njё palё zgjedhje por ёshtё lufta pёr demokraci. A do tё jetë Shqipёria nё anën e gabuar tё njё përde tё re tё hekurt qё po ndan shoqëritë midis atyre qё mund tё mbajmё zgjedhje tё lira dhe tё drejta apo nё anën e gabuar tё kësaj përdeje tё hekurt, ku ka njё vijueshmëri tё një sundimi, qё nuk respekton votën e qytetarëve.
Jam plot besim. Shoh çdo ditё shpresën, optimizmin dhe dëshirën e njerëzve pёr ndryshim. Partia Demokratike e Shqipërisë ka lindur pёr tё mishëruar kёtё ndryshim. Ne kemi pasur shumë sfida, kemi tejkaluar shumë sfida. Çdo arritje e madhe e kësaj shoqërie ёshtё bërë realitet nёn drejtimin tonё: qё nga aderimi nё Kёshillin e Europës, nё nënshkrimin e Marrëveshjes sё Stabilizim Asocimit, nga ftesa dhe anëtarësia nё NATO dhe lëvizja pa viza e shqiptarëve nё zonën Schengen.

Ёshtё misioni ynë hyjnor qё tё arrijmë tё përmbushim ёndrrёn pёr tё cilën u krijua Partia Demokratike nё vitin e errët 1990, ndërkohë qё rrezohej sundimi komunist mё i fuqishëm nё Europë.
Fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia jonë mё urgjente me rëndësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin. Progresi pёrmbajtёsor dhe thelbësor ёshtё dhe mund tё jetë vetёm rezultat i reformave tё përshpejtuara dhe tё thella qё do tё ndikojnë jetën e qytetarëve shqiptarë dhe qё do tё jenë tё gjurmueshme lehtë nga tё gjithё palët.
Kthimi nё demokraci, nё njё demokraci funksionale, me institucione funksionale dhe sundim tё ligjit janë prioriteti numër njё, janë kushtet themelore pёr garantimin e lirisë dhe tё drejtave themelore tё njeriut pёr tё ristabilizuar sistemin e balancës sё pushteteve, kontrollit tё pushteteve, llogaridhënien e qeverisё dhe fuqizimin e ligjit dhe rendit. Kёto janë nevojat e vendit tonё. Kёto janë prioritetet tona. Nё kёtё proces jam besimplotë për mbështetjen e BE-së nё çdo instancë.

MSA dhe zbatimi i saj do tё bёhet pjesë integrale e punës sё çdo institucioni tё qeverisё pas 25 prillit. Njё strategji e re pёr zhvillimin dhe integrimin e punës vijuese 2021-2027 dhe strategjisë sektoriale do tё mbështeten tërësisht.
Ne do ta minimizojmë koston e korrupsionit në qeveri, administratë publike, politike, do të çlirojmë median nga presioni, nga trysnia në rritje. Do t’i ofrojmë dhe do t’i japim shoqërisë civile një rol domethënës kuptimplotë në misionin tonë të përbashkët në përmirësimin e jetës së qytetarit shqiptar.

Një agjenci e re kundër korrupsionit do të themelohet, e cila do të jetë e pavarur duke pasur të gjitha mjetet, mekanizmat për të parandaluar, luftuar korrupsionin, veçanërisht në korrupsionin e nivelit të lartë. Stafi i kualifikuar do të jetë pjesë e kësaj agjencie, e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për t’i dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë offshore që po thithin paratë publike të shqiptarëve dhe po rrisin borxhin tonë.
Do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq e lehtë që krimi i organizuar të penetrojë në të gjitha instancat, investimet private dhe prokurimet publike. Shembull është raporti i Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave. Ishte i ashpër por i vërtetë. Tregon dështimin e kësaj qeverie për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe se pastrimi i parave është bërë një problem ekzistencial për sigurinë tonë dhe begatinë, prosperitetin tonë. Kjo është arsyeja sepse një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane.

Sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë. I njoh njerëzit tanë, popullin shqiptar dhe shumë prej jush në Gjermani dhe në mbarë Europën i dini, gjithashtu, shembujt e suksesit të shoqërisë sonë, të cilët kanë shkëlqyer në të gjitha fushat e jetës, nga ajo shkencore e deri tek biznesi dhe menaxhimi, artet, eksportet. Ne jemi popull i fuqishëm dhe i talentuar. Ne ia dalim kudo në botë dhe në çdo vend të saj dhe nuk ka arsye se pse të mos jemi të suksesshëm në vendin tonë.
E di që po të kemi një qeveri që kujdeset për qytetarin, në vend të një qeverie që kujdeset vetëm për veten e saj, atëherë ne mundemi dhe do të arrijmë çdo objektiv të cilin i kemi vënë vetes. Për këtë na nevojitet edhe ndihma juaj. Jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë për ne deri më tani. Mirënjohje për Bashkimin Europian, Gjermaninë, Austrinë dhe të gjithë partnerëve tanë strategjikë, si SHBA-ja.

Është ndjesia e vërtetë e popullit tonë shqiptar dhe jo retorika e dështimeve të qeverisë aktuale, që rreket të gjejë një kokë turku në çdo fushë përfshirë dhe tek partnerët tanë më të çmuar. E di këtë nga një praktikë e viteve më parë.
Bashkëpunimi ynë e ka çuar Shqipërinë në NATO, bashkëpunimi ynë solli lëvizjen pa viza për shqiptarët dhe është bashkëpunimi ynë më i madh dhe më i plotë, bashkëpunimi më i suksesshëm, që do ta sjellë Shqipërinë në BE dhe do ta çojë këtë vend në një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Partia Demokratike e Shqipërisë. Të gjithë të drejtat e rezervuara.

to top