GRUA E FORTË, SHQIPËRI E FORTË – Shqipëria Fiton

Voto ndryshimin. Voto Nr 9. Voto Partinë Demokratike.  Voto Bashën.

GRUA E FORTË,
SHQIPËRI E FORTË

Jam shumë i lumtur që jam sot në Durrës me kandidatet zonja të partisë sonë! Ju keni kaq shumë për t’i dhënë popullit shqiptar! Ju jeni skuadra më e mirë që mund të ekzistojë! Zonja me aftësi të jashtëzakonshme, me dëshirën të madhe për t’i shërbyer publikut, për të kontribuar për Shqipërinë, për ta ndryshuar Shqipërinë. Të gjithë bashkë, ne do ta bëjmë këtë realitet.

Sfida që kemi është për të përmirësuar statusin, gjendjen dhe jetën e grave në Shqipëri.
Për fat të keq, janë të shumta gratë që nuk janë të sigurta për jetë e tyre, për të ardhmen e tyre. Janë të shumta gratë që nuk fitojnë mjaftueshëm nga puna që bëjnë. Ju duhet të paguheni më shumë. Janë të shumta gratë që mendojnë së nuk i kanë mjetet e mundësitë për t’u zhvilluar, për të ngritur më lart dhe për të arritur suksese.
Qëllimi im është të siguroj një jetë më të mirë e më të sigurtë për ju të gjitha, për çdo grua në Shqipëri. Kjo është detyra e të gjithëve ne. Kjo është përgjegjësia ime.

Sot, gratë e Shqipërisë, në zonat urbane e rurale janë ende shumë larg çdo lloj koncepti barazie për punësim të barabartë e në bazë merite, janë shumë larg shpërblimit të njëjtë me burrat sipas punës dhe meritës që kryejnë
Sot, as edhe një politikë shtetërore nuk garanton ruajtjen e vendit të punës për gruan në rast sëmundjeje të rëndë apo kujdesi pas shtatzënisë.

Objektivat e reformave të Partisë Demokratike, të përfshira në programin tonë “Shqipëria Fiton me Gruan” kanë në themel të tyre barazinë.
Barazi si në kushte, ashtu edhe në mundësi për arsimim, që do të thotë se asnjë vajzë nuk do ta braktisë shkollën prej vështirësive ekonomike, pasigurive, frikës a paragjykimit.
Barazi në punësim. Pagë të barabartë për punë të njëjtë. Sistem promovimi dhe karriere pa diskriminim. Mundësi për t’u zhvilluar dhe për aftësim profesional për gratë e papuna ose viktimat e dhunës në familje dhe fonde të veçanta për gratë sipërmarrëse. 

Barazi në kushte dhe në mundësi në vendimmarrje, që do të thotë se çdo trupë kolegjiale, publike a private, duhet të respektojë parimin e barazisë gjinore.
Duhet të kemi fonde të veçanta në dispozicion të grave në jetën publike, veçanërisht për gratë e gazetarisë, aktivistet e shoqërisë civile, etj.
Lufta kundër dhunës ndaj grave e vajzave eshtë sfida për të përballuar dhe luftuar stereotipet gjinorë.
Dhe mbi të gjitha, mbështetje dhe fuqizimi ekonomik i grave, duke u mundësuar të drejta të barabarta në tregun e punës, duke përfshirë këtu edhe barazinë e pagave mes burrave e grave për punë të njëjtë pa i diskriminuar ato vetëm për faktin se janë gra, duke ua vështirësuar rrugën, duke mos i motivuar, dhe duke i paguar më pak se burrat megjithëse kanë të njëjtin profesion dhe bëjnë të njëjtën punë.

Ky është angazhimi im. Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm për gratë e Shqipërisë, do ta bëjmë për gjithë Shqipërinë, sepse pa gratë e forta nuk ka Shqipëri të fortë. Pa gratë e forta, Shqipëria nuk ka as të tashme e as të ardhme.
Gjatë muajve të fundit, kam udhëtuar në mbarë Shqipërinë dhe kam dëgjuar prej njerëzve dëshirën e tyre për të ndryshuar. Ata duan të jetojnë në një vend që kujdeset për ta. Duan një qeveri që punon për ta. U ka ardhur në majë të hundës kjo qeveri që u bën premtime boshe e nuk i përmbush kurrë. U ka ardhur në majë të hundës kjo qeveri që nuk bën asgjë për ta. Pikërisht kjo është detyra ime.

Ju shoh sot, gjithsecilën prej jush. Dhe e di se ç’duhet bërë. E di se ç’duhet të bëj për ju. Kur ju takoj, bindem edhe më shumë se çfarë është e rëndësishme të arrijë vendi ynë. Dhe pikërisht këtë do të bëj.

Së bashku do t’i sjellim ndryshimin që shqiptarët e presin prej kohësh. Jam i bindur se me ndryshimin që do të vijë përmes energjisë suaj, do të fitojnë gratë e Shqipërisë, do të fitojë Shqipëria.

Partia Demokratike e Shqipërisë. Të gjithë të drejtat e rezervuara.

to top